“Do të isha i nderuar të punoja me Kloppin”

Mesfushori i Empolit, Piotr Zielinski, ka thënë se ai aktualisht mendon vetëm për klubin italian dhe përfaqësuesen e tij.

Polaku e pranon se do kishte dëshirë të punonte me Jurgen Klopp pasi sipas tij është një nga trajnerët më të mirë.

“Nuk e di nëse stili im i lojë do të përshtatej me atë të Ligës Premier, por ende nuk kam menduar për të ardhmen e tij pasi agjenti im merret me këtë”.

“Pavarësisht situatës, mendoj se Klopp është një nga trajnerët më të mirë dhe për mua do të ishte një nder të punoja me atë”.

“Ka disa klube nëpër evropiane tek të cilat më pëlqen sitil i lojës, por unë dua të përqendrohem tani te Empoli dhe kombëtarja polake”, ka thënë Zielinski për Whoscored.com. /Telegrafi/

Temat
BotëSport

Të afërta