Autobusët përplasen me cisternën e karburantit, 73 të vdekur

Dy autobusë me pasagjerë janë përplasur me një cisternë karburanti në një autostradë në Afganistan, duke lënë të vrarë 73 persona.

Zyrtarët shëndetësorë bëjnë të ditur se më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur, të cilët janë dërguar në spital, në provincën Ghazni të Afganistanit.

Në këtë magjistrale, aksidentet janë të shpeshta për shkak të gjendjes së dobët të rrugës. Sipas zyrtarëve, shoferët nuk respektojnë asnjëherë rregullat e trafikut, duke vozitur me shpejtësi të madhe.

Ata kanë bërë të ditur që shumica e të vdekurve ishin djegur plotësisht, ndërsa banorët lokalë u kanë ndihmuar zjarrfikësve për të tërhequr të mbijetuarit nga rrënojat.

Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi, në autobusë kanë qenë 125 pasagjerë.

Temat
BotëLajme

Të afërta