Sunderlandi mposhti Chelsean pas 16 viteve (VIDEO)

Sunderlandi ka përmbysur rezultatin ndaj Chelseat duke e mposhtur në fund 3:2.

Sunderlandi është rrugës së mirë që të sigurojë mbijetesën në Premierligë pas fitores së madhe ndaj Chelseat, fitore kjo që erdhi para tifozëve të vetë pas plot 16 viteve ndaj londinezëve.

Skuadra e Sam Allardyce, ishte duke humbur 2:1 deri në minutën e 67’të, kur përmbysën rezultatin me golat e Fabio Borinit e (67’) e Jermain Defoe (70’), derisa golin tjetër për Sunderlandin e shënoi Wahbi Khazri (41’).

Ndërsa golat për Chelsean i shënuan Diego Costa (14’) e Nemanja Matic (45’ +3).

Pas kësaj fitoreje, Sunderlandi ka grumbulluar 35 pikë, një pikë larg zonës së rrezikshme që gjenden Newcastle, Norwich e Aston Villa që ka kohë që ka rënë në Championship.

Kujtojmë se Sunderlandi ka gjasa më të mira se Newcastle që të qëndrojë në Premierligë pasi ka edhe dy ndeshje për t’i zhvilluar, derisa skuadra e Rafa Benitez vetëm edhe një.

Ja rezultatet dhe renditja e tabelës pas xhiros së 37’të.

https://dailymotion.com/video/x495ivj

Temat
BotëSport

Të afërta