Shenjat e hershme të kancerit të mushkërive që duhet t’i dini

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të përhapura të kancerit që prek rreth 402.326 amerikanë. Ky lloj kanceri ka norma shumë të larta vdekshëmrie, rreth 27% e të gjitha vdekjeve vijnë si pasojë e kancerit të mushkërive.

Ashtu si çdo lloj kanceri tjetër, zbulimi në faza të hershme të tij është thelbësor për një trajtim të suksesshëm.
Ja disa nga simptomat e para që mund të tregojnë shfaqjen e këtij lloj kanceri

Kollë e vazhdueshme: kolla e vazhdueshme, intensive që zgjat për më shumë se 2 javë dhe nuk përmirësohet aspak mund të tregojë për një tumor të mundshëm në mushkëri.

Ndryshimet në kollë: ndryshimet në zë, kollë që bëhen të dhimbshme kërkojnë kujdes mjekësor.
Gjakderdhja gjatë kollitjes është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.

Vështirësi në frymëmarrje: gulçimi ose vështirësitë në frymëmarrje janë një shenjë që tregojnë për kancer mushkërish gjithashtu.
Kjo ndodh për shkakun se tumoret e mushkërive zvogëlojnë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, ose çojnë në akumulimin e lëngjeve rreth mushkërive.

Dhimbje gjoksi: nëse ju shoqërojnë për një kohë të gjatë dhimbjet e gjoksit, kolla e vazhdueshme dhe me intensitet të lartë dhe dhimbja në pjesën e pasme atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme: rënia në peshë në mënyrë jo normale dhe të pashpjegueshme është një nga shenjat që tregon thuajse për të gjitha llojet e kancerit.
Burimi: Choose Healthy Life/

Temat
Shëndet

Të afërta