Përplasje zv. ministrash të Maqedonisë për ”ndihmat japoneze”

Zv. ministri plotësues për bujqësi, pylltari dhe ujra, Ljupço Nikollovski, ka akuzuar pushtetin për keqperdorime të financave që lidhen me projektin e njohur si ”ndihma japoneze”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto financa kapin shifrën prej 12 milion dollarësh ndihmë nga qeveria japoneze. Sipas Nikollovskit, këto fonde janë keqpërdorur në dëmtë bujqve. Këto para do të duhej të përdoreshin për kredi pa kamatë për bujqit, përmes ministrisë së bujqësisë.

I mernëhershëm ka qenë demanti i zv. ministrit Vanço Kostadinovski, i cili nga Pehçeva, duke konsideruar se Nikollovski nuk ka ide dhe oferta projekteshkonkrete për përmirësimin e bujqësisë ose gjendjes me bujqit.

Në një far mënyre Kostadinovski pranon keqpërdorimet, por thotë se ato kanë ndodhur në kohën e ministrit Sllavko Petrov, kurse hetimet do të vërtetojnë se ka patur lëshime./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta