Pas shtatë vjetësh mungese në elitën e futbollit anglez rikthehet skuadra e Middlesbroughit.
Këtë e bëri pas barazimit të sotëm kundër Brightonit në shtëpi,transmeton koha.net.
Stuani shënoi golin e vetëm për ekipin vendas, kurse për Brightonin shënoi Stephens në minutën e 55, për t’u përjashtuar me të kuq katër minuta më vonë.
Javë më parë rikthimin në Premier Ligë e kishte siguruar edhe Burnley.
Pas përfundimit të ndeshjes fansat e Middlesbroughit u futën në fushë për të festuar së bashku me futbollistët rikthimin në Premier Ligë.