Liberalizimi ringjall betejën për demarkacionin

Subjektet opozitare e kanë kualifikuar të padrejtë kushtin e Bashkimit Evropian që, vendimmarrja për liberalizimin e vizave të bëhet pasi autoritetet kosovare ta ratifikojnë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

E pushteti ka shprehur zotimin që, së shpejti, ta qesë për ratifikim Marrëveshjen, shkruan Koha Ditore.

Dy ditë më parë, Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Propozimi është bërë së bashku me vlerësimin pozitiv të Komisionit që konfirmon se Kosova ka përmbushur kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Megjithëkëtë, Prishtinës zyrtare i janë rikujtuar dy detyra që duhet kryer, para se gjithçka të kryhet me vendimmarrjen.

Temat
LajmeVend

Të afërta