LDK uron Veselin, beson në bashkëpunimin e tij

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës për Konventën e sotme, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Sipas një komunikate, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka uruar suksese kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke shprehur besimin në bashkëpunim të mëtejmë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë dhe skenës politike kosovare.

Mustafa ka shprehur besimin se ky bashkëpunim do të jetë edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, në fuqizimin e shtetit, në miqësi të vazhdueshme me SHBA-të, vendet e BE-së dhe shtetet tjera mike./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta