Kjo është pasuria marramendëse e deputetit Ndocaj (Dokument)

Troje, dhjetëra apartamente, aksione, të ardhura nga qiratë, huamarrje dhe transaksione qindra mijëra euro.

Deputeti Eduard Ndocaj, i njohur ndryshe në rrethet politike dhe mediatike edhe si “Kaubojsi”, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, deklaron 14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725,92 m2, me një vlerë 23,580,220 lekë. Pranë ILDKP, Ndocaj ka deklaruar edhe një shtëpi private në Sarandë, me sipërfaqe 600 m2, plus 1200 m 2 truall, me vlerë 100 mijë euro.

Deputeti deklaron edhe dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 m2, me vlerë 10,360,000 lekë, një tjetër apartament në Lezhë me sipërfaqe 69 m2, me vlerë 2,000,000 lekë.

Deputeti deklaron dy një apartamente në Tiranë me sipërfaqe 320,30 m 2 dhe 94.3 m2, si dhe një bodrum me sipërfaqe 666 m2, me vlerë 496 mijë euro. Po ashtu, deputeti Ndocaj deklaron dy apartamente në Itali me sipërfaqe 480 m2 dhe 180 m2, me vlerë 650 mijë euro dhe 300 mijë euro.

image

 

Temat
LajmeRajon

Të afërta