17 vjet nga “Epopeja e Çabratit”

Në Gjakovë sot shënohet 17 vjetori i “Epopesë së Çabratit”. Për nder të kësaj dite sot në këtë komunë organizohen një varg aktivitetesh.

Datat 7, 8 dhe 9 maj, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Fillimisht do të bëhen homazhe të varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, do të vihet gurthemeli i Lapidarit tek Ura e Taliqit. Ndërsa, në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, do të mbahet një akademi përkujtimore “Epopeja e Çabratit”.

Në të gjitha aktivitete do të merr pjesë edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Temat
LajmeVend

Të afërta