Zaev: Fjala është fjalë, askush nuk ka të drejtë t’i kushtëzojë qytetarët

Fjala është fjalë…Askush nuk ka të drejtë t’i kushtëzojë qytetarët, shkruan Zoran Zaev, lideri i LSDM-së në profilin e tij zyrtar në Facebook pas mesnate përderisa u njoftua nga...

Fjala është fjalë…Askush nuk ka të drejtë t’i kushtëzojë qytetarët, shkruan Zoran Zaev, lideri i LSDM-së në profilin e tij zyrtar në Facebook pas mesnate përderisa u njoftua nga informacione jozyrtare se zgjedhjet më 5 qershor dështuan dhe se BDI dhe PDSH nuk kanë dorëzuar listë për anëtarë të këshillit zgjedhorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Është e nevojshme të përmbushen dy parakushte: Ivanov t’i tërheq të gjitha vendimet e turpshme për falje që i solli me porosi të Nikolla Gruevskit, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet dhe të thirret Parlamenti për tërheqje të vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor përshkak të kushteve kyçe të papërmbushura për zgjedhje fer, të lira dhe demokratike’, shkruan Zaev në Facebook.

Temat
LajmeRajon

Të afërta