VENDIMI PËR ARREST TË ISA MUSTAFËS (DOKUMENT)

Edhe pse segmente politike të opozitës mjaft shumë kanë thumbuar kryeministrin aktual Isa Mustafa duke e akuzuar si bashkëpunëtorë të regjimit të dhunshëm të viteve ’90, një dokument tregon të kundërtën raporton Kosova Info.

Sipas një vendimi të gjykatës që Qarkut në Prishtinë me numër Kio.br.210/90 të 21 shtator 1990 figuron se ndaj tij ishte hapur procedurë hetimore në mungesë. Sipas këtij vendimi ndër shtatë personave që mbanin pozita të larta asokohe ishte lëshuar urdhri për arrestimin e kryeministrit aktual Isa Mustafa me arsyetimin se në muajin korrik të atij viti në Prishtinë kanë krijuar grupin me qëllim që përmes rrugës antikushtetuese të ndryshojnë kufijtë e Serbisë dhe të shpallin Kosovën Republikë.

I njëjtit akuzohet se në disa mbledhje sekrete nëpër banesa private, organizata punuese në Prishtinë si dhe vende të tjera së bashku me të tjerët janë marrë vesh të veprojnë në pamundësimin e zbatimit të ligjit për shpërbërjen e parlamentit asokohe të KSA të Kosovës dhe masave të organeve shtetërore të Serbisë për të paralizuar jetën në krahinë që të sillet Kushtetuta për shpalljen e Republikës së Kosovës dhe që në aktivitetet e tilla të kërkojnë mbështetje të Republikat tjera të Federatës.

Ndryshe disa nga segmente opozitare kanë akuzuar Mustafën se ishte ishte pjesë e pushtetit të instaluar nga regjimi i Milosheviqit. Por në bazë të një vendimi të gjykatës thuhet se Mustafa i është kundërvënë shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës.

Ai ishte i përndjekur politik ndaj të cilit ishte shpallur fletëarresti dhe zhvillim i hetimeve në cilësinë e anëtarit të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës.

Në këtë cilësi Mustafa thuhet se ka marrë pjesë në shumicën e mbledhjeve e më pas në Zagreb bashkë me Lekë Vuksanaj, sekretar krahinor për punë, kanë iniciuar krijimin e fondit për ndihmë materiale shqiptarëve të cilët kanë braktisur “Vullnetarisht” punën dhe ka kontaktuar përfaqësuesit e autorizuar të organizatës “Nënë Terezë” përmes së cilës kjo ndihmë është dashur të mblidhet. Në mesin e tyre ishte edhe Agim Malaj i cili thuhet se ka marrë detyrë që përmes RTV Prishtina të punojë në formimin e opinionit publik për rezistencë ndaj masave të organeve shtetërore të Serbisë.

Sipas vendimit, kundër të akuzuarve përcaktohet masa e paraburgimit që do tu llogaritet nga dita e arrestimit.

Në arsyetim thuhet se Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka parashtruar kërkesë për fillimin e hetimeve kundër të njëjtëve për shkak të dyshimit të bazuar që kanë kryer vepër penale të bashkimit me qëllim të veprimtarisë armiqësore nga neni 136 pika I lidhur me nenin 116 pika 2, të ligjit penal të RSFJ-së dhe ka propozuar që kundër të akuzuarve të caktohet masa e paraburgimit. /KI/Vendimi-për-arrest-të-Isa-Mustafës-2
Vendimi-për-arrest-të-Isa-Mustafës-3Vendimi-për-arrest-të-Isa-Mustafës-3

Temat
LajmeVend

Të afërta