U shty përsëri seanca për dy të paraburgosurit për thyerjen e zyrës së kryetarit Ivanov në Shkup

Për së treti herë u shty seanca gjyqësore ndaj dy personave të cilët dyshohet se janë protestuesit që kanë thyer zyrën popullore të kryetarit Ivanov, gjatë ditëve të para...

Për së treti herë u shty seanca gjyqësore ndaj dy personave të cilët dyshohet se janë protestuesit që kanë thyer zyrën popullore të kryetarit Ivanov, gjatë ditëve të para të protestave qytetare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në gjykatë nuk u paraqit përfaqësuesi i kabinetit të kryetarit Gjorge Ivanov, edhepse i ishte dërguar një ftesë. Ai duhej të pyetet nga gjykata për kriteret të cilat janë përdorur për të përcaktuar dëmin e shkaktuar.

Pala mbrojtëse nuk e pranon shumën prej 15 mij euro, si vlerë e vërtetë e dëmit të shkaktuar, prandaj ka kërkuar që të bëhet rivlerësim të dëmeve, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata, duke thënë se brenda dhjetë ditësh do të kryhet vlerësimi i ri. Për këtë arsye, gjykimi është shtyrë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta