Turqi, atentat ndaj gazetarit që publikoi të dhëna sekrete

Një prej gazetarëve më të zëshëm e kritik i Presidentit Erdogan, Can Dundar i “Cumhuriyet”, i ka shpëtuar një atentati me armë pikërisht përpara gjykatës “Caglayan” të Stambollit, aty ku po zhvillohej seanca e katërt dëgjimore ndaj tij.

Can Dundar akuzohet për shkak të publikimit të informacioneve mbi kamionët e shërbimeve sekrete turke, të cilat kalonin shpesh kufirin turko-sirian me armatime të fshehura në to gjatë muajve të parë të vitit 2014.

Agresori i tij është prangosur menjëherë, ndërkohë që Dundar ka mundur të largohet i padëmtuar nga ky sulm, por për fat të keq një tjetër reporter, Yagiz Senkal i “NTV”-së është plagosur në këmbë.

Sipas dëshmitarëve, agresori ka qëlluar me dy plumba, ndërkohë që ka thirrur ndaj gazetarit duke e quajtur atë “tradhtar”, sipas raportimeve të para nga mediet turke./TopChannel

Temat
BotëLajme

Të afërta