Shpërthim në stacionin e metrosë në Uashington (Video)

Një shpërthim ka ndodhur në stacionin e metrosë në Uashington. Zyrtarët e metrosë në Uashington thonë se kanë pezulluar çdo shërbim në një seksion të metrosë, pasi stacioni u përfshi nga flaka dhe tymi

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Qendrës Tregtare në Uashington.

Zëdhënësit e zjarrfikësve në vend kanë arritur ta ndalin zjarrin që ende nuk dihet se për çfarë arsye u shkaktua, duke evakuuar kështu zonën për shkak të tymit që ka kapluar metronë, shkruan ABC News.

Megjithatë, policia e Uashingtonit ka thënë se asnjë person nuk është lënduar nga ky shpërthim.

Temat
BotëLajme

Të afërta