Sëmundja e kafshëve ”lëkura e pezmatuar” përhapet në tetë komuna në lindje të Maqedonisë

Sëmundja e kafshëve ”lëkura e pezmatuar” e cila u regjistrua në Maqedoni në dhjetë ditët e fundit, tashmë është përhapur në tetë komuna të vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej janë infektuar 235 kokë bagëtishë, bën të ditur drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari, Zoran Popovski. Ai njoftoi se janë krijuar zonat mbrojtëse në një rreze prej 3 kilometrash përreth vendit ku është shfaqur sëmundja, zonat e mbikëqyrjes në një rreze prej 10 kilometrash përreth vendit ku është shfaqur sëmundja dhe zonat e kufizuara në një rreze prej 50 kilometrash përreth vendit ku është shfaqur sëmundja.

Ndryshe, sëmundja e ”lëkurës së pezmatuar” u regjistrua në Maqedoni më 18 prill, ndërkaq u vërtetua prania e saj më 21 prill, në pjesën lindore të Maqedonisë. Ajo është vënë nën kontrollë në Demir Kapi, Shtip, Vasilevë, Bosilevë, Radovish, Novosellë, Strumicë dhe Dellçevë, tetë komunat ku është regjistruar, që sipas Popovskit, sëmundja mund të përhapet dhe të përfshijë deri 3000 kokë bagëtish. Sëmundja nuk përbën rrezik për jetën e njeriut.

Temat
LajmeRajonShëndet

Të afërta