Seancë gjyqësore për refugjatët që tronditën Gjermaninë me sulme seksuale

Në qytetin gjerman Këln është zhvilluar seancë gjyqësore për të dyshuarit e sulmeve seksuale në këtë qytet, të cilat ndodhen në prag të festës së Vitit të Ri.

Një algjerian 26 vjeçar, është akuzuar për atentat të sulmit seksual dhe për vjedhje.
Ai është akuzuar se ka qenë pjesë e një grupi të përbërë prej 10 personash, të cilët tentuan të dhunojnë një grua në stacionin hekurudhor.

Këto sulme në fundvit patën tronditur Gjermaninë.

Më shumë se 1.000 ankesa penale janë ngritur, pas raportimeve të grave në Gjermani, se kanë qenë të rrethuar nga grupe njerëzisht në stacionin e Këlnit.

Në gjyq është edhe algjeriani tjetër 23 vjeçar, i cili akuzohet për vjedhjen e telefonit të një gruaja tjetër.
Sipas prokurorëve, nëntë persona janë dënuar për vjedhje dhe akuza të ngjashme lidhur me ngjarjet e Vitit të Ri.

Temat
BotëLajme

Të afërta