Sadiq Khan bëhet kryetari i parë mysliman i Londrës

Ajo që parashikohej ndodhi. Laburisti anglez Sadiq Khan është bërë i pari kryetar i Londrës mysliman. Sipas asaj që ka raportuar “The Guardian”, Khan është fituesi i pakontestueshëm i...

Ajo që parashikohej ndodhi. Laburisti anglez Sadiq Khan është bërë i pari kryetar i Londrës mysliman.

Sipas asaj që ka raportuar “The Guardian”, Khan është fituesi i pakontestueshëm i garës për kryetar të Londrës.

Burimet i kanë thënë gazetës prestigjioze se sipas rezultateve preliminare, Khan ka fituar 80 për qind të votave.

Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Rivali i tij kryesor në këtë garë ka qenë konservatori Zak Goldsmith.

Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i pestë nga tetë motrat dhe vëllezërit e tij.

Temat
BotëLajme

Të afërta