Qytetarët lëvizin lirshëm pas 12 javësh

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka falënderuar zyrtarët e MPB-së, për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesit e kritereve, ku sipas tij 74 për qind të këtyre kritereve janë plotësuar nga MPB.

Hyseni ka thënë se është optimistë që parlamenti Evropian shumë shpejt do të aprovoj rekomandimin e Komisionit Evropian.

“Unë jam optimist që parlamenti evropian shumë shpejt do ta aprovoj rekomandimin e Komisionit Evropian e cila pritet të bëhet 10 deri në 12 javë, dhe shpresojmë që qytetarët të lëvizin lirshëm nga mesi i verës ose pak me vonë”, ka thënë Hyseni. /Zëri/

Temat
LajmeVend

Të afërta