Puyol tregon futbollistin më inteligjent me të cilin ka luajtur

Carles Puyol ka thënë se Raul Gonzales është futbollisti më i inteligjent me të cilin ka luajtur.

Ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka dhënë një intervistë shumë interesante, ku ka folur për shumë gjëra me pak fjalë.

Ai në njërën prej pyetjeve është dashur të zgjedh futbollistin më inteligjent, e për të cilin tha se është ish kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales.

“Lojtari më inteligjent me të cilin kam luajtur? Raul Gonzales”, tha shkurt Puyol gjatë një interviste për The Players Tribune.

Ai po ashtu ka thënë se ekzekutuesi më i mirë i penalltive ishte Roland Koeman, ndërsa futbollisti më qesharak, Gerard Pique.

Temat
BotëSport

Të afërta