Nesër publikohet kënga më e re nga Dafina Zeqiri dhe Kaos

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka disa kohë që nuk ka publikuar ndonjë bashkëpunim.

Por në anën tjetër janë grupi Kaos, që kanë realizuar disa dhe të gjitha ishin bashkëpunime tejet të suksesshme.

Dafina, pas publikimit të këngës “Liri”, nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri. Por të gjithë fansat e Dafinës dhe grupit Kaos, nesër do të kenë një suprizë të mrekullueshme. Kënga –Na Na Na, nga Dafina dhe Kaos, sigurisht që do të jetë një nga projektet më të kërkuara pasi që të gjitha këngët e tyre janë shënderruar në hite.

Kjo këngë është realizuar nga Bingbangbeats ndërsa videoklipi nga Max Productional dhe sigurisht dhe duket të ketë skena mjaft të “nxehta”./Indeksonline/

https://www.instagram.com/p/BFEUFF4xoME/?taken-by=djpm_

Temat
Showbiz

Të afërta