Mustafa: Luftën politike ta bëjmë në fushatë zgjedhore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se luftën e brendshme politike duhet ta bëjnë në fushatën zgjedhore, kurse përkrahjen ndërkombëtare që ka Kosova, duhet ta shfrytëzojnë për prosperitet të qytetarëve.

Kryeministri Mustafa i pyetur për takimin e djeshëm me kryediplomaten e BE-së, Frederica Mogherinin, tha se ka qenë një respekt i gjithë punës që ka bërë në institucionet e Republikës Kosovës.

“Ky vend e meriton që ne të shkojmë përpara, e meriton një gjendje konstruktive një situatë konstruktive që ne t’i bëjmë punët në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përkrahjen e kemi nga BE dhe nga SHBA dhe nuk ka asnjë arsye që ne këtë përkrahje mos ta shfrytëzojmë për prosperitet të qytetarëve… Luftën politike e bëjmë në fushatën zgjedhore”, tha Mustafa.

Ai mes të tjerash tha se ajo që është arrit tani me liberalizimin vizave, por edhe me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim, është meritë e një pune afatgjate. /KP/

Temat
LajmeVend

Të afërta