Lirohet planifikuesi i vrasjes së Mimoza Kusarit (Video)

Gjykata e Gjakovës e ka liruar nga arresti shtëpiak Mikel Qupin të dyshuarin për planifikimin e vrasjes së kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Gjakovës e cila po ashtu vendosi që ta shtyjë gjykimin në mungesë të dëshmitarit bashkëpunues Gramoz Nokshiqi i cili pretendohet të jetë njëri nga personat e paguar për ta kryer vrasjen.

“Nëpërmjet rrugëve diplomatike që i njëjti të jetë prezent në seancën e ardhshme se është dëshmitari kyç, kështu që nuk ia vlen edhe me lexua deklaratën e tina prapëseprapë duhet me ballafaqu, kështu që konstatoj se sot nuk ka kushte për mbajtjen e këtij gjykimi”, ka thënë gjyqtari Gëzim Pozhegu.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e kryetares së Gjakovës, Qupi sipas prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë.

Qupi ka mohuar fajësinë në vazhdimësi ndërsa në seancën e sotme avokati i tij ka kërkuar zëvendësimin e arrestit shtëpiak me masën e paraqitjes në stacionin policor. /kallxo.com

Temat
LajmeVend

Të afërta