Kritikohet Justin Beber, krahason vetën me zotin

Një fotografi e publikuar në Instagram nga Justin Bieber ka zemëruar fansat e tij të shumtë në mbarë botën.

Thuhet se këngëtari kanadez e ka krahasuar vetën e tij me Zotin.
Në foto Bieber shihet në gjumë, derisa në mbishkrimin e fotos tregon se po pushon në ditën e shtatë të javës.

Kjo është krahasuar me një thënie nga Bible, sipas të cilës pasi zoti krijoi botën për gjashtë ditë, ditën e diele pushoi.

‘Në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtatë pushoi dhe u ç’lodh”.. (Exo . 31:17).

Por Bieber ka mohuar pretendimet e tilla.

capture_1462554925-9882006

Temat
Showbiz

Të afërta