Katy Perry plotëson dëshirën e fundit të 13-vjeçares që është duke vdekur

Katy Perry ka plotësuar dëshirën e fundit të një vajze 13-vjeçare, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtarja iu përgjigj apelit të bërë në mediat sociale, në emër të Sophie Birtles, një vajzë e cila vuante nga sëmundja e çrregullimit gjentik Juvenile Sandhoff.

Katy Perry i ka dërguar 13-vjeçares një video mesazh duke plotësuar një dëshirë të madhe të saj.

Duke iu referuar njërit prej hiteve të saj , ylli amerikan i popit i thotë vajzës: “Sophie, dëgjova historinë tënde dhe dua të të them se ti je një fishekzjarr dhe se të dua.”

Mijëra njerëz kanë shpërndarë në rrjetet sociale hshtagun #youreafireworksophie./parrotlla.net/

keti

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=QGJuMBdaqIw&w=560&h=315]

Temat
Showbiz

Të afërta