100 milionë për Grizmaninn

Chelsea është e gatshmë të jap 100 milionë për Antoine Griezmannin.

Siç bën me dije gazeta britanike The Guardian, Chelsea po përgatit një mega ofertë për të bindur mesfushorin e Atleticos, Antoine Griezmann t’i bashkohet londinezëve në verë.

Sipas kësaj gazete Chelsea është gati të derdhë në arkën e Atleticos plot 100 milionë euro për yllin francez, sepse Griezmann shihet si dëshira më e madhe e trajnerit të ardhshëm të, Antonio Conte.

Griezmann ka qenë një nga pikat më të forta të Atleticos në këtë sezon teksa në 36 javë kampionat ka shënuar 21 gola.

Këtyre u shtohen dhe 7 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve mes të cilëve goli i kualifikimit në Munih përballë Bayernit në gjysmëfinale.

Temat
BotëSport

Të afërta