Zv.Ministri i policisë përkulet para dëshmorëve të UÇK-së

Zv. Ministri i policisë, Agim Nuhiu, sot më 5 qershor ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të ish luftëtarëve të UÇK-së, të cilët gjatë vitit 2001 humbën jetën në betejat kundër forcave maqedonase të sigurisë.

Nuhiu në profilin e tij në Facebook thotë se homazhet e sotme janë respekt dhe përkulje për njerëzit e sakrificës kombëtare. Ai mes tjerash ndjehet krenarë se pas luftës së vitit 2001, më shumë se 2 mijë polic shqiptar gjendet në strukturat e MPB-së së Maqedonisë.

Ai shkruan se dëshmorët e kombit meritojnë lavdi të përjetshme, pasi ata janë më meritorët për aancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.

Më poshtë e keni postimin e tij të plotë në Facebook

Respekte dhe përkulje për njerëzit e sakrificës kombëtare! Gjaku i derdhur për liri i dëshmorëve të kombit dhe vullneti i fortë i familarëve të tyre është motivi ynë për të punuar fuqishëm për nderin e kombit dhe dinjitetin njerëzor! Mbi 2000 policët shqiptarë në strukturat heterogjene në Ministrinë për punë të brendshme së bashkë të gjithë, të angazhohemi fuqishëm për respektimin e vlerave kombëtare, standardeve thelbësore, barazinë dhe mosdiskriminimin nga cila do bazë qoftë! Lavdi për dëshmorët e kombit!

Temat
LajmeRajon

Të afërta