”Zidane ishte dfrymëzim për mua”

Ylli i Chelseat, Eden Hazard thotë se trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane e kishte inspirim që nga fëmijëria.

Zidane tani e ka nisur karrierën me sukses edhe si trajner, pasi që edhe si lojtar ishte ndër më të mirët në botë.

”Zidane është më i miri i të gjitha kohërave. Ai ishte elegant kur luante, nuk ishte i shpejt, por mund të bënte çdo gjë me topin”, u shpreh belgu.

Kujtojmë se reprezentuesi belg është përfolur se gjatë verës mund të kalojë në radhët e Los Blancos. /Telegrafi/

Temat
BotëSport

Të afërta