Vushtrria pajiset me mamografi lëvizëse

Qendra e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, për herë të parë është pajisur me mamografi lëvizëse për kontrollin e gjirit të gruas.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, për herë të parë është pajisur me mamografi lëvizëse për kontrollin e gjirit të gruas.

Këtë e kanë bërë të ditur Drejtoria për Shëndetësi në komunën e Vushtrrisë, përmes një njoftimi.

Sipas këtij njoftimit, tani kanë mundësi të gjitha të interesuarat mbi moshën 40 vjeçare, të bëjnë kontrollin e tyre duke u pajisur me letërnjoftime përkatëse.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin:

“Drejtoria për Shëndetësi njofton të gjithë qytetarët e Vushtrrisë se për herë të parë ka arrit mamografi lëvizës për kontrollin e gjirit të gruas.

Të gjitha të interesuarat për kontroll me mamograf duhet të lajmërohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri në ora 13:00, që nga data 04 maj 2016.

Të interesuarat për kontrollin me mamograf duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe të jenë mbi moshën 40 vjeçare, njofton Drejtoria Komunale e Shëndetësisë në Vushtrri”.

Temat
LajmeVend

Të afërta