Sherr në tapetin e kuq, Demi Lovato poshtërohet nga Nicki Minaj (FOTO)

Në mesin e shumë yjeve në Met Gala ishte edhe Demi Lovato, madje kjo ishte hera e parë e saj në këtë event.

Artistja nuk ia ka kaluar aspak mirë dhe kjo mund të jetë hera e fundit që shkon aty, transmeton Telegrafi.

Demi ishte shoqëruesja e Jeremy Scott bashkë me Nicki Minaj dhe kjo e fundit është arsyeja që e ka bërë 23 vjeçaren të ndihet keq.

Nicki Minaj ka postuar një fotografi të tyre duke mos e përmendur fare Lovaton, e cila dëshpërimin e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale.

“Ai momenti kur nuk të përmendin në një postim dhe ti nuk i bën asgjë atij personit”, ka shkruar Demi Lovato duke thënë se nuk do të marrë më pjesë në një Met Gala.Magazin

Temat
Showbiz

Të afërta