Serbia kërkon nga BE-ja heqjen e vizave edhe për serbët e Kosovës!

Serbia do të kërkojë nga vendet e Bashkimit Evropiane që vizat shengen të hiqen edhe për serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë të lëshuara nga e ashtuquajtura Zyrë Koordinuese e Serbisë në Kosovës.

“Beogradi do të kërkojë nga BE-ja që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për popullin serb që jeton në Kosovë, pa marrë parasysh çfarë dokumente posedojnë”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Sipas kësaj Zyre, propozimi i Komisionit Evropian që Kosovën ta fus në listën e regjimeve pa vizave për vizita në Zonën Shengen nuk duhet të vlejë për “llojin e dokumentit”, por “për të gjithë banorët e territorit që i është dhënë liberalizimi”.

Komisioneri për migrim dhe punë të brendshme i BE-së, Dimitris Avramopulos ka deklaruar sot në Prishtinë se liberalizimi i vizave do të vlejë vetëm për ata që kanë pasaportë të Republikës së Kosovës.

Në pyetjen e gazetares serbe të RTK2 se çfarë do të ndodh me qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Serbia, respektivisht nga Zyra Koordinuese, për të cilat deri me tash ka qenë e nevojshme viza, Avramopulos ka qenë i shkurtër dhe i qartë në përgjigje: “Të jem i qartë, vetëm pasaportat e Kosovës vlen”.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta