Miliona londinezë votuan sot në zgjedhjet vendore që mund të kurorëzojnë kandidatin laburist, Sadiq Khan, një mysliman djalë i një shoferi pakistanez autobusësh, mishërimi perfekt i kozmopolitizmit të kryeqytetit britanik.
Sondazhet e japin Khan me një avantazh prej dhjetë pikësh ndaj rivalit të tij kryesor, konservatorit Zac Goldsmith, që është djali i një miliarderi.
Nëse ky avantazh konkretizohet nga rezultati përfundimtar i kutive të votimit, Zac Goldsmith, 45 vjeç, deputet i Tooting, një lagje popullore në jug të Londrës ku edhe është rritur, do të pasojë karizmatikun, Boris Johnson (partia konservatore) dhe do të bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së një kryeqyteti të madh perëndimor.