Opozita i rikthehet Kuvendit, shkak Federica Mogherini

Pas takimeve që ka zhvilluar me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini tashmë ka nisur takimin me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Pas këtij takimi, Mogherini pritet të ju drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq tashmë në kuvend kanë arritur edhe deputetët e opozitës, të cilët janë rikthyer pas shumë seancave që i kanë bojkotuar transmeton Telegrafi.

Ata ashtu edhe siç kanë thënë më herët do të marrin pjesë në këtë seancë solemne që është organizuar pas marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave.

Kurse në holl të Kuvendit si gjithmonë janë bërë kontrolle të rrepta.

Temat
LajmeVend

Të afërta