Mogherini deputetëve: Krenare që po ju shoh të bashkuar para Evropës

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke i falënderuar për pritjen që iu është bërë si dhe për bashkëpunimin që Kosova ka Bashkimin Evropian.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, nuk dua ta marr unë gjithë lavdinë për pranimin në UEFA por dje arritëm një hap të rëndësishëm duke ju falënderuar juve për punën që keni bërë së bashku me ne”, ka thënë Mogherini.

Tutje ajo ka thënë se është e lumtur që i sheh të gjithë deputetët të bashkuar para Evropës.

“Dje u rekomandua liberalizimi i vizave për zonen schengen kjo do të thotë shumë edhe për BE-në. Të hënën do ta festojmë ditëlindjen e Evropës, në këto kohë nuk ka shumë arsye për të festuar sepse rrezikon që bashkimi ynë të shkoj mbrapa. Por në Ballkan unë e shoh një të ardhme të mirë të Evropës për këtë ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka thënë ajo.
Mogherini ka shtuar duke thënë është shumë e gëzuar kur e sheh punën që Kosova po e bënë për tu integruar në BE, por duhet të mundohemi më shumë që qytetarët e Kosovës të iu realizohen gjitha ëndrrat e tyre.

“Më lejoni të ju premtoj se do vazhdojmë të punojmë së bashku drejt një Kosove më të mirë, nga ana ime personale ky është përkushtim politik dhe personal dhe për të ecur përpara duhet të jemi të bashkuar”, ka thënë Mogherini./Indeksonline/

Temat
LajmeVend

Të afërta