Më 9 maj ndodh një dukuri e rrallë astronomike, mund ta ndiqni edhe nga Prishtina

Klubi i astronomëve të Kosovës ka paralajmëruar se më 09 Maj, në Prishtinë përkatësisht afër simbolit të shumë famshëm “Newborn”, do të organizohet një vrojtim publik për të gjithë qytetarët dhe të pasionuarit pas hapësirës dhe kozmosit për të përcjell një dukuri mjaft të rrallë astronomike “TRANSITI I PLANETIT MËRKUR”.

Kjo dukuri ndodhë kur Planeti Mërkur do të kaloj në mes Tokës dhe Diellit, një fenomen i tillë që paraqitet shumë rrallë 13 herë për çdo shekull, dhe një tjetër nuk do të ndodhë deri në vitin 2019.
E veçanta e kësaj ngjarje astronomike është sepse më 9 Maj 2016, do të mund të shihet edhe nga Kosova.

Klubi i astronomëve, që është klubi i parë i shkencës dhe astronomisë, që synim kryesor ka popullarizimin dhe përhapjen e astronomisë në të gjithë Kosovën, do të organizoj një ngjarje madhështorë për të përcjell së bashku me të gjithë këtë ngjarje.
Ngjarja planifikohet të filloj nga ora 13:00 deri 20:00, e cila do të zgjasë 7 – 6 orë e 30 min, dhe është e hapur për të gjithë.

Klbui ka siguruar pajisjeve të sigurta si: syze dhe dylbi solare si dhe teleskop të ndryshëm të posaçëm për këtë fenomen.
Tashmë edhe qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi t’i përjetojnë këto fenomene astronomike ashtu sikur të gjithë shtetet e tjera anë e mbanë botës./GazetaExpress/

Temat
Fun

Të afërta