LR-PDSH: Alarmi i kuq i GNK-së është alarm ndaj VMRO-së e BDI-së

Sipas LR-PDSH shkaktarë kryesorë të kësaj gjendje është padyshim Qeveria e RM-së si dhe partnerët e koalicionit qeverisës VMRO-BDI, të cilët duhet të japin llogari para votuesve të tyre e më gjerë për këtë rankim në mesin e shteteve të pazhvilluara ekonomikisht dhe politikisht si dhe shteteve të përfshira në konflikte të armatosura.

“LR-PDSH, duke e analizuar raportin e GNK, konstaton se në mënyrë urgjente duhet ndryshuar elita e politkbërjes në Maqedoni, ndërsa Qeveria të mbajë përgjegjësi për këtë situatë të vështirë ku mbisundon varfëria, krimi i organizuar dhe diktatura qeverisëse si dhe mundësia e një konflikti qytetar dhe etnik në Maqedoni”, thuhet në këtë reagim.

LR-PDSH bën thirrje faktorit ndërkombëtarë për një ndërhyrje më aktive diplomatike dhe politike për ti ndihmuar Maqedonisë të dal nga kriza, që tanimë çmimin e një konflikti të mundshëm do ta paguanin qytetarët e pafajshëm të Maqedonisë.

LR-PDSH pyet publikisht BDI-në, se a ka kapacitet kjo parti së bashku me ministrat e rinj të cilët udhëheqin digastere të rëndësishme siç është ai i Ekonomisë dhe Euro integrimeve, t’ju japin përgjigje këtyre organizatave ndërkombëtare siç është ky i Grupit Ndërkombëtar të Krizave të cilat ndezin alarmin e kuq për Maqedoninë dhe të ardhmen e saj.

Kjo parti edhe njëherë konstaton së formimi i një Gjykate Speciale do ishte një ndihmesë e madhe për funksionimin e Prokurorisë Speciale, po ashtu vlerëson se përfaqësuesit e BE duhet të përfshihen në mënyre aktive edhe në institucionet për përgatitjen e zgjedhjeve siç është ai i KSHZ-së për të siguruar zgjedhje me standarde dhe të pranueshme për të gjitha palët si dhe të kontribuojë për ndarjen e shtetit nga partia.

Temat
LajmeRajon

Të afërta