Kryeparlamentari Veseli: Kosova e ka vendin në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën solemne për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ka thënë se shteti e ka vendin në Bashkimin Evropian.
Veseli ka thekuar se Kosova natyrshëm dhe me plotë të drejtë ka filluar të zë vend në familjen e madhe të demokracive evropiane, raporton Indeksonline.

“Ne jemi mirënjohës që na kanë mundësuar që ta kemi sot këtë gëzim. Orientimi ynë pro BE-së është qëllim që na bënë ne qytetarëve të Kosovës bashkërisht. Na bënë bashkë gjithë shoqëritë civile dhe mediet. Ne jemi krenarë për institucionet pro-perëndimore që kemi në Kosovë. Ne do të mobilizojmë të gjitha kapacitetet tona që Kosova ta merr vendin e saj të natyrshëm në BE, aty ku e ka vendin”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe synon që të ketë një ekonomi, e cila do të jetë në gjendje të përballojë tregun evropian.
“Liberalizimi është një hap i madh. Qytetarët do të kenë mundësi më të madhe që ta njohin BE-në, por edhe BE-ja do të fitojë shumë nga prezenca e kosovarëve”, ka thënë tutje Veseli.

Temat
LajmeVend

Të afërta