Gent Fatali sjell një rrymë të re në muzikën shqiptare

Gent Fatali do të vijë me projektin e parë pas largimit nga “Authentic”.

Reperi që tani është pjesë e “Max production” për Telegrafin tha se është duke punuar rreth këngës së tij më të re, e cila do të vijë e realizuar me videoklip.

“Kënga është një rrymë e re që nuk e ka bërë askush përpara në Kosovë dhe Shqipëri dhe gjithashtu edhe videoklipi do të ketë investim të madh”, tha Genti, i cili brenda pak ditësh fillon me xhirimet e këtij videoklipi.

“I ka krejt” mban titullin kënga e fundit, prodhim i studos “Authentic”, pas së cilës përfundoi bashkëpunimin për t’u bërë anëtar i një tjetër labeli./Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta