FIFA mund ta heq nga agjenda pranimin e Kosovës (Dokument)

Mund të shtyhet çështja e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Pas anëtarësimit në UEFA, Federata e Futbollit e Kosovës pret që të bëhet anëtare edhe e shtëpisë së futbollit botëror (FIFA).

Çështja e pranimit të Kosovës në FIFA është në pikën e 15-të të rendit të ditës. Por, agjenda aktuale e FIFA-s parasheh mundësinë që votimi për anëtarësimin e Kosovës të hiqet nga rendi i ditës.

Pranimi i Kosovës në FIFA është në agjendën e Kongresit të 66-të të FIFA-s, i cili do të mbahet me 12 dhe 13 maj në Meksiko City.

KËTU mund ta shikoni agjendën e FIFA-s.
Kliko për të shikuar dokumentin

Temat
SportVend

Të afërta