Era publikon një video përmes së cilës tregon edhe një talent tjetër

Në momentin që dëgjohet apo lexohet emri Era Istrefi, në të gjithë botën do të duan të shohin atë.

Ajo është këngëtarja me origjinë shqiptarë por që shpërndau çdo rrëmujë për të arritur sukseset që për të tjërt kanë mbetur vetëm ëndrra.

Era, e dëgjuar në çdo radio dhe televizion anembanë botës, Era, në top listat më të rëndësishme në botë, Era, e kërkuar në çdo performancë dhe emri i saj në të gjitha mediat rozë, e kënga e Erës e kopjuar nga shumë të tjera, “Bonbon-i”, i Erës, kënga më e dashur për çdo ushtrim të vallëzimit në shumë vende të botës.

Së fundi Era,ka publikuar edhe një nga talentet e saj e që është vërejtur edhe më parë. Ajo di mjaft mirë të vallëzojë, e këtë e ka dëshmuar më mirë se kurrë sot në një video në rrjetin social Instagram.
Era, së bashku me një mike të saj në Gjermani, të dyja në një ambient ku mund të vallëzohet kanë krijuar një kereografi të shkurtë por fantastike dhe shumë tërheqëse të këngës “Bonbon”.

Nuk dyshohet se Era është e fuqishme në gjithçka që ajo realizon, e në këtë video ajo ka publikuar një fakt se ajo di të jetë e fuqishme dhe shumë e zonja edhe në vallëzim./Indeksonline/

Reharsaaaaals

A video posted by Era Istrefi (@strefie) on

Temat
Showbiz

Të afërta