Cameron: Nuk kërkoj falje, politika e Trumpit për myslimanët është e gabuar

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, gjatë ditës së sotme ka thënë se ai nuk do t’i kërkojë falje Donald Trumpit, edhe pse ky i fundit është bërë kandidati i supozuar për President të ShBA-së nga radhët e republikanëve – për komentet që i kishte bërë më herët për propozimin e Trumpit që t’ua ndalojë myslimanëve të futen në Amerikë, të cilin Cameron e kishte quajtur të gabuar dhe budallallëk.

Këto komente për Trumpin ai i bëri pasi që ky i fundit u zotua dhjetorin e kaluar se do t’ua ndalonte të gjithë myslimanëve të futeshin në Shtetet e Bashkuara, nëse ai do të zgjidhej President.

“Nuk do ta ndryshoj mendimin dhe nuk do ta ndryshoj. Jam shumë i qartë se ideja e politikës që ai ka propozuar ishte e gabuar, është e gabuar dhe do të mbesë e gabuar,” Cameron tha para gazetarëve kur u pyet nëse do të kërkonte falje për komentet e më hershme.

Temat
BotëLajme

Të afërta