Bukuroshja izraelite denoncon Balotellin (Foto)

Telashe për Mario Balotellin. Agjenti i Balotellit, Mino Raiola, kohë më parë lavdëroi sulmuesin italian, duke thënë se Mario ka ndryshuar por italiani duket të jetë futur sërish në telashe
Bukuroshja e ‘Big Brother’ nga Izraeli, Avivit Bar Zohar, duket se është torturuar nga Mario Balotelli në një nga diskotekat në Milano. Lajmin e ka konfirmuar agjenti i bukuroshes, Yosepha Barak.

Sipas asaj që shkruan ‘Calciomercato.com’, Incidenti ka ndodhur në diskotekën e famshme të Milanit, Hollywood, ku sulmuesi thuhet të ketë përdorur dhunë verbale ndaj ish të dashurës së tij.

“Do të shkojmë në Itali që ta denoncojmë Mario Balotellin për sulm fizik dhe verbal që ka ushtruar ndaj Avivit bar Zohar”, ka thënë agjenti i bukuroshes izraelite.

1

2

3

5

Temat
BotëSport

Të afërta