21 deputetë dorëzuan mandatet, 8 braktisën subjektet politike

21 deputetë të Legjislaturës së V-të të Kuvendit të Kosovës dorëzuan mandatet, ndërsa 8 të tjerë braktisën subjektet politike, kështu bëhet e ditur nga projekti “Vota Ime” të Institutit Demokratik të Kosovës.

21 deputetë të Legjislaturës së V-të të Kuvendit të Kosovës dorëzuan mandatet, ndërsa 8 të tjerë braktisën subjektet politike, kështu bëhet e ditur nga projekti “Vota Ime” të Institutit Demokratik të Kosovës.

Që nga certifikimi i rezultateve të kandidatëve për subjektet politike në zgjedhjet e fundit e deri më tani, për arsye të ndryshme, 21 deputetë kanë dorëzuar mandatet e dhëna nga qytetarët.

Nga PDK mandatet i kanë dorëzuan 8 deputetë (4 për poste në kabinetin qeveritar; 1 për mision diplomatik; 3 për probleme me drejtësinë); LDK 6 deputetë (5 për poste në kabinetin qeveritar; 1 për mision diplomatik); LVV 2 deputetë (për poste në qeverisjen lokale); 1 deputet nga LS ka ndërruar jetë; Nga një (1) deputetë prej AAK dhe Nisma kanë dhënë dorëheqje; Nga KDTP dhe Vakat nga një deputetë për poste në kabinetin qeveritar.

As në këtë legjislaturë nuk kanë munguar lëvizjet e deputetëve nga një parti në tjetrën apo braktisja e tyre.

Grupi parlamentar i PDK-së është subjekti që ka humbur më së shumti deputetë (- 4), të pasuar nga AAK (-3).

LDK del të jetë subjekti që ka përfituar deputetë (+1) në raport me numrin e deputetëve të certifikuar, ndërsa LVV ndonëse ka fituar një deputet, ajo ka humbur një, kështu që i bie që ka mbetur me numrin e njëjtë të deputetëve.

Aktualisht në Kuvend janë 6 deputetë të pavarur, që bashkërisht arrijnë numrin e mjaftueshëm të anëtarëve për të krijuar një grup parlamentar.

Ndryshe, Projekti “Vota Ime” që ka për qëllim që përmes monitorimit të Kuvendit të ofroj një praktikë të re të komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe deputetëve, të avancojë llogaridhënien parlamentare, përfaqësimin dhe transparencën e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve, të gjitha këto duke shfrytëzuar edhe teknologjinë informative, përkatësisht përmes lansimit të një praktike të re të komunikimit të ndërsjellë që mundëson platforma interaktive “Vota Ime”.

Temat
LajmeVend

Të afërta