Zbogar, qytetarëve të Kosovës: Sot ndjehuni krenar (VIDEO)

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar në një konferencë për media tha se lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën gjithmonë ka thënë se do të ndodhë së shpejti, dhe pikërisht për këtë tha se ndihet shumë i lumtur që erdhi kjo ditë.

“Jam shumë i lumtur që kjo ditë erdhi”, u shpreh Zbogar.

Ai po ashtu tha se i ndihet i lumtur që në këtë ditë kaq të rëndësishme ndodhet në Kosovë.

“Edhe qeveria, edhe shoqëria civile, institucionet dhe të gjithë duhet të jeni krenar për këtë projekt kaq të rëndësishëm që e arritët”, tha ai, duke shtuar se nuk ka qenë rrugë e lehtë. lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta