Video/ Shqiptarët të paduruar, ngrihen në këmbë pa u ulur avioni

Komediani Ermal Mamaqi ka postuar një video në profilin e tij në Instagram. Mamaqi shkruan se shqiptarët mezi presin të zbresin nga avioni, edhe kur ai nuk është ulur ende.

“Siç e shihni , avioni është në lëvizje….
Shqiptarët… të vetmit në botë qe çohen dhe dalin te dera që në momentin që avjoni prek tokën. Vetëm nga robt nuk na kanë sharë akoma Stjuardesat e gjithë shteteve..”, shkruan Mamaqi./Opinion.al/

Temat
Fun

Të afërta