Taulant Xhaka rrezikon evropianin “France 2016”

Taulant Xhaka rrezikon evropianin “France 2016”

Një lajm shumë i keq vjen nga Zvicra në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë. Një prej lojtarëve më të dalluar të kuqiznjve, Taulant Xhaka rrezikon tashmë Europianin “Francë 2016”.

Pasi la fushën e lojës në ndeshjen përballë Sionit javën e kaluar teksa u zëvendësua nga Naser Aliji, lojtari i Kombëtares tani ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Sipas mjekëve të Basel, Xhaka ka pësuar një tërheqje në kofshë dhe ka nevojë për një pushim të gjatë e të detyruar i cili mund të jetë deri në 4 javë.

Ai do të humbasë ndeshjet miqësore të Kombëtares përpara nisjes për në Francë, teksa ai rrezikon të mos jetë në formën e duhur për eventin e madh europian ku Shqipëria do të marrë pjesë.

Temat
RajonSportVend

Të afërta