“Spiunë kundër Armagedonit”: Si filloi realisht shërbimi i fshehtë në Izrael

Komuniteti i shërbimit të fshehtë izraelit doli nga një shërbim spiunazhi i quajtur Shai (një akronim për Sherut Yediot, fjalët hebraisht për “Shërbim Informacioni”).

Ai qe dega e inteligjencës së Haganah, organizatës klandestine më të madhe të komunitetit hebre në Palestinë. Haganah dhe njësitë e ndryshme të saj, përfshi forcën goditëse, luftuan arabët palestinezë dhe britanikët deri sa këto të fundit u larguan më 14 maj të 1948.

Atë 30 qershor, një gjysmë duzine burrash të veshur me uniformë ushtarake arritën në zyrën e Shai-t në Tel Aviv. Ky qe një grup unik, në një situatë unike.

Në mes të luftës së parë të tij, ndërsa shtetet fqinje arabe kishin pushtuar Izraelin e sapolindur, ata luftonin me gjetjen e mënyrave për të plotësuar kërkesat e sigurisë dhe mbrojtjes të vendit, duke ndërtuar njëkohësisht një demokraci jetëgjatë.

Burrat që u mblodhën në atë ditë të shënuar të nxehtë e të lagësht qenë etërit themelues të agjencive sekrete, që do të bëheshin komuniteti izraelit i inteligjencës.

Ata kishin përvojë të madhe në operacione të fshehta: spiunazh, trafikim dhe grumbullim informacioni me të gjitha mënyrat, megjithëse mizore lufta kryesore për pavarësi sioniste. Disa kishin qenë aktivë…

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni http://www.bota.al/2016/05/spiune-kunder-armagedonit-si-filloi-realisht-sherbimi-i-fshehte-ne-izrael/

Temat
BotëLajme

Të afërta