Sot rinisin negociatat për reformën në drejtësi

Siç e botuam edhe dje, Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi do të mblidhet sot në orën 15.

Burime nga Kuvendi thanë për Javanews se opozita ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin ku pritet të paraqitet drafti final i paketës kushtetuese, i cili përmbledh edhe konkluzionet e misioneve ndërkombëtare që kanë punuar javët e fundit me versionin e fundit të ardhur nga Venecia.

Ky takim shënon rikthimin e negociatave për reformën në shinat normale dhe pritet të përshpejtojë afrimin e paketës kushtetuese në seancën e miratimit.
Lobimi i djeshëm i ndërkombëtareve pranë opozitës dhe LSI duket se ka dhënë frytet e veta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta