Sa herë që ka ndodh kjo, ky klub e fiton Ligën e Kampionëve

Në tri sezonet që po drejton Bayern Munich, trajneri Pep Guardiola gjithnjë është eliminuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, duke mos shkuar dot në finale.

Në 2014-n ai u mund nga Real Madrid, një vit më pas nga Barcelona dhe këtë vit nga Atletico Madrid.

Trajneri spanjoll mbërriti në Munich me synimin për të fituar turneun më të rëndësishëm kontinental, por zhgënjeu në këtë mision, ndërkohë që vitin tjetër do të drejtojë Manchester City.

Por skuadra që ka eliminuar në gjysmëfinale bavarezët në dy edicionet e fundit ka arritur të fitojë më pas Ligës së Kampionëve. Në vitin 2014, Bayern u eliminua nga Real Madrid, që fitoi Champions me trajner Ancelottin.

Vjet u eliminua nga Barcelona, që fitoi turneun me trajner Luis Enriquen, ndërsa këtë vit gjermanët eliminohen nga një tjetër ekip spanjoll, Atletico.

Por a do të arrijë skuadra e Diego Simeone të përsëritë rezultatet e dy ekipeve të tjera në finale e madhe?

Temat
BotëSport

Të afërta