Ronela Hajati thyen heshtjen për bashkjetesën me Young Zerkën

Ronela Hajati ka thyer heshtjen dhe ka folur për një lidhje të mundshme që pretendonin mediat rozë, me Young Zerkën.

Para ca kohësh thuhej se ajo kishte nisur bashkëjetesën, por këngëtarja i ka hedhur poshtë këto zëra.

“Ky muhabet më është bërë i lodhshëm, saqë nuk më ka hyrë në xhep asgjë.

Mamaja ime është vetëm, sepse babain s’e kam dhe është gjëja më e shtrenjtë që kam.

 Dhe, edhe sikur të jem e lidhur me dikë, më vonë, se kjo është jeta, edhe për shumë vite nuk do ta lë mamin. Pra nuk bashkëjetoj momentalisht me dikë”./Telegrafi/
Temat
Showbiz

Të afërta